Ballina

Avdullah Hoti kritikon qeverinë Kurti për qasjen ndaj dialogut me Serbinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:10 / 30 July 2022

Ish-kryeministri Avdullah Hoti kritikon qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, që sipas tij, është zhvendosur fokusi i dialogut nga marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke në çështje teknike. Ai bën thirrje që të kërkohet mbështetje ndërkombëtare vetëm për marrëveshjen përfundimtare dhe jo për çështje të tjera. Në një intervistë për KosovaPress, Hoti ndër të tjera flet edhe për situatën me rritjen e çmimeve në vend për çka konsideron se menaxhimi i qeverisë është tejet i dobët.
Çështja e dialogut nuk duhet lënë anash, unë shpresoj që krerët e institucioneve kanë marrë mesazhet e nevojshme në Uashington. Personalisht më shqetëson qasja e kësaj qeverie karshi dialogut sepse është zhvendos fokusi i dialogut nga marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke në çështje teknike që mund të jenë të rëndësishme por që nuk çojnë te marrëveshja finale për njohje reciproke”, tha ai.
Duke folur për procesin e dialogut, Hoti vlerëson se Qeveria Kurti duhet të qëndrojë brenda parimeve të ndërtuara nga qeveria e udhëhequr prej tij.
Qeveria duhet të qëndrojë brenda parimeve që ne i patëm dakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë me qeverinë paraprake sa i përket procesit të dialogut, që ne dialogojmë vetëm për marrëveshje finale, për njohje reciproke, që nuk pajtohemi për asgjë përderisa pajtohemi për të gjitha sepse kjo i konvenon tash Serbisë. Që të dialogohet për çështje të caktuara që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dy shtetet që nuk i zgjidhin problemin final. Problemi kryesor është mosnjohja reciproke në mes shteteve, të gjitha çështjet problemin që kemi në komunikimin e përditshëm me Serbinë janë derivat i moszgjidhjes së këtij problem të njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Pra thirrja ime është që të ndërtohet mbështetja ndërkombëtare vetëm për marrëveshjen përfundimtare dhe jo për çështje të tjera”, vijoi ish-kryeministri