Lajme

AvdyIi i reagon Abdixhikut: S’e besoja kurrë që LDK do të përfundojë nën ombreIIën e PDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:53 / 10 November 2025

Haxhi Avdyli i Listës Guxo ka pranuar se partia e tij është më e dobët se Lëvizja Vetëvendosje që janë në koalicion.

KËtë ai ke ka pranuar publikisht përmes një statusi ku ka thumbuar dhe LDK’në dhe PDK’në për të cilat pretendon se janë duke bashkëpunuar.

“Por kurrë sdo kisha besu që kaq shpejt e kaq shumë, Lumir Abdixhiku do e fuste LDK-në nën ombrellën e PDK-së”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

E pranoj që Guxo, sa herë do dilte në zgjedhje ndaras me VV, votuesi do anonte më shumë nga VV sepse dallimet mes nesh janë të vogla e bashkëpunimi ishte e është parimor.

Kjo shkrirje mes tyre as parimore as programore, po krijon një PDK të fortë e një LDK inekzistente.

Por kurrë sdo kisha besu që kaq shpejt e kaq shumë, Lumir Abdixhiku do e fuste LDK-në nën ombrellën e PDK-së.

Më shumë janë gëzuar e punuar LDK për fitoret e PDK-së se vetë PDK.

Në zgjedhjet e ardhshme nacionale, votuesi tyre sigurtë do dërgon votën direkt PDK-së, se sa në mënyrë anësore përmes LDK-së.

Asgjë e keqe ska, nga ky bashkim , veq le të dihet dhe dilni publikisht siq kemi ne koalicionin VV-Guxo – A.

Për fund veq ju uroj koalicionin e ri zyrtar apo ndoshta edhe shkrirjen PDK -LDK.

Shihemi në zgjedhje të përgjithshme në të cilën është ndarë shapi prej sheqeri si asnjëherë më parë.

Haxhi Avdyli