Lajme

Avdyli e quan “pensioner idhnak” Mustafën: I pafytyri që iku nga politika

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:17 / 23 June 2022

Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e Lista Guxo, i ka reaguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili më herët ka thënë se “me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin”.

Avdyli, në reagimin e tij ka thënë për Mustafën, se ky i fundit do të hyjë në histori si shkatërruesi i LDK-së dhe se do mbahet mend për Asociacionin.

“I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili. Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për Asociacion. Sot që Kosova ishte  në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK”, ka thënë Avdyli.

Tutje, deputeti nga VV, ka thënë se Mustafa, sipas tij, është njëri ndër “gërmuesit” më të mëdhenj se pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektor.

“Prandaj meritë pse Kosova ishte Eldorado ku vidheshin dhoma e dëshmive, miliona nga thesari, keqpërdorime  e tenderomani të përditshme e bënë Evropën ti mohoj Kosovës liberalizimin.  Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri ndër gërmuesit më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa. Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak ska për të bërë lum. KOSOVA çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së”, ka përfunduar Avdyli.