Lajme

Avdyli i reagon Musliut: Personat shpirtzi të mbetur të vetmuar në çmendinë e tyre, dinë vetëm të fyejnë e të hedhin vrer

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:13 / 15 December 2022
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë se gjuha fyese e deputetes Ganimete Musliu ndaj presidentes Osmani, është më së shumti fyese për ata që e kanë votuar atë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se persona shpirtzi që kanë mbetur të vetmuar në çmendinë e tyre dhe pa argumente për ta kritikuar presidenten për keqpërdorime e as për pazaret për tokat e Kosovës, kanë vetëm fyerje e vrer.

Ai ka shtuar se karvani i punëve të mira po vazhdon.

Postimi i tij i plotë:

Gjuha fyese nga një femër deputete si kjo është fyese më së shumti për ata që kanë votuar një deputete të tillë.

Të mbetur të vetmuar në çmendinë e tyre dhe pa argumente politike për të kritikuar Presidenten as për keqpërdorime e as për pazaret për tokat e Kosovës, atëherë personat shpirtzi ashtu si e kanë shpirtin e mendjen dinë të bëjnë vetëm fyerje e të shpërndajnë vrer.

Skena politike po ndotet nga persona të tillë, por përparimi i Kosovës sdo ndotet as ndalet me liderë të përgjegjshëm si Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.

Si shumica absolute e qytetarëve, jam krenar si asnjëherë më parë për punën e Presidentes Osmani.

Karvani i punëve të mira po vazhdon…