Lajme

Avdyli: Seancat e Kuvendit shumë herë po e luajnë rolin e një seance të gjyqit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:17 / 28 April 2023

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë shndërruar seancat në sallë gjyqi, ku sipas tij, ata shpeshherë e marrin rolin e gjykatësit dhe prokurorit.

“Seanca e Parlamentit të Kosovës dhe dje dhe shumë herë po e luajnë rolin e një seance të gjyqit, ku deputetët herë bëhen prokurorë e herë gjykatës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sipas tij, këto veprime janë duke i bërë deputetët që vazhdimisht kërkojnë të mos ndërhyhet në sistemin e drejtësisë.

“Ne normalisht se duhet ta mbrojmë pavarësinë e gjyqësorit dhe nuk duhet të përzihemi në punët e gjyqësorit. Gjithmonë duke kërkuar që gjyqësori të jetë i drejtë e jetë i barabartë për gjithsecilin e qytetarë të Kosovës”, ka shtuar ai.