Ballina

Avni Ajeti: Mos na provokoni, nesër jam në gjendje që të flijohem

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:51 / 14 July 2023


Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, ka folur për protestën e nesërme, e cila do të mbahet pas përgjimeve të publikuaru ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe.

Ajeti ka bërë të ditur se ai është organizatori i protestës.

Tutje, Ajeti tha se është e papranueshme që shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, të shkojë në tavolinë e të diskutojë për vlerat e luftës me kriminelë si Milan Radojiçiq.

“Të përmendet në tavolinë emri i Radojiçiqit, ku është edhe emri i UCK-së, për ne është e papranueshme”.

“Si iniciativë, është personalisht e imja. Dhe duhet ta dinë dhe ta kenë një herë e përgjithmonë, jo veç kjo qeveri, por edhe qeveritë tjera, që ku është emri i UCK-së, nuk duhet të bëhen pazare me kriminelë”.

Ajeti ka shkuar edhe me larg, duke thënë se nesër është në gjendje që të flijohet.

“Gjaku i shokëve të mi, nuk do të lejohet që të diskutohet në tavolinë me Radojiçiqa e kriminelë serbë. Këtë lë ta di edhe Albin Kurti e secili lider politik”.

“Edhe më herët kam thënë që mos të na sjellin në situata të pa lakmueshme, sepse edhe nesër, personalisht jam në gjendje që të flijohem”, tha Ajeti