Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha, ka folur për rezultatet e procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe ndër të tjera edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Berisha ka thënë se është i pakënaqur me rezultatin e LDK-së, pasi sipas tij do të duhej të shënonte rezultat më të mirë.
“Dorën në zemër nuk e konsideroj fitore, do të jem i sinqertë se nuk është fitore e LDK-së. Përballë mundësive që kishte në këto katër vite, mendoj se do të duhej të shënonte rezultat më të mirë. I kemi me borxh secilit…”, tha Berisha në Klan Kosova.
Ai theksoi se ia ka përcjellur edhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut.
“Opozitarizmi që LDK-ja ishte duke zhvilluar nuk ishte kompatibile me kundërshtarin politik që shkatërronte vendin, shkatërronte arsimin, shëndetësinë, partneritetin me ShBA-në, Bashkimin Evropian, i solli vendit sanksione në vend se të sillte përfitime”, deklaroi ai.
Në zgjedhjet parlamentare LDK-ja ka marrë mbi 17 për qind të votave dhe renditet e treta nga subjektet politike.