Lajme

Avokati Koci: Zana Avdiu pranoi mbi 11 mijë mesazhe kërcënuese

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:56 / 5 December 2022

Vazhdon edhe më tutje të komentohet çështja e aktivistes Zana Avdiu.

Një postim ku kritikoi gjesti i Granit Xhakës në ndeshjen me Serbinë, u bë “sebep” që Avdiu t’i pranojë mbi 11 mijë mesazhe kërcënuese.

Këtë e konfirmoi edhe avokati i saj, Arianit Koci. Ky i fundit në Pressing tha se ka pasë edhe në të kaluarën çështje ku për bazë kishin kërcënime, por asnjëri prej tyre nuk ishte si ky i Zana Avdiut.

Veç kësaj, ai i lexoi edhe disa prej mesazheve që e njëjta i ka pranuar, ndërsa kishte të atillë edhe me dhunim.