1:07 / 14 December 2025
Avokati i njohur Tomë Gashi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Albin Kurti në lidhje me raportet me Serbinë.
“Albin mos lësho pe! Se po lëshove pe Serbinë prapë në Kosovë e ke!”, ka shkruar Gashi.
Ky reagim vjen në një kohë zhvillimesh të ndjeshme politike dhe diplomatike, ku çështja e dialogut Kosovë–Serbi dhe presioni ndërkombëtar mbetet temë qendrore e debatit publik.
Ai ka shpërndarë një video ku Kurti merr përkrahje nga një e moshuar duke e porositur që mos të lëshojë pe.