2:13 / 29 June 2023
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi deklaroi sonte se Kosova e ka marrë si obligim çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
Prandaj sipas tij, ky pranim është bërë prej Pakos së Ahtisarit.
“Komplet kritikat e faktorit ndërkombëtar janë te ne sepse nuk jemi konstruktiv. Kosova është shtet dhe ka marrë obligime ndërkombëtare me bë Asociacionin, me pakon e Ahtisarit”, tha ai në T7.
“Votuesit e LDK-së duan që Kosova të ketë normalitet. Zajednicën e ka pranu Kosova me pakon e Ahtisarit dhe nuk mundet me u zhbë sepse zhbëhet pavarësia e Kosovës”.