Lajme

Azemi: Opozita t’i bëjë kalkulimet për rrëzimin e Qeverisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:25 / 31 May 2023

Ish-zëvendëskryesues për Komunitet në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi, deklaroi se partitë opozitare duhet t’i bëjnë kalkulimet e tyre se kur është momenti që Qeveria Kurti të rrëzohet.

Ai deklaroi në Konfrontin e KTV-së të mërkurën se opozita duhet të ulet dhe t’i diskutojë të gjitha nismat e mundshme, derisa shtoi se mjetet demokratike duhet të merren parasysh

“Kjo që ka ndodhur në veri nuk është fundi, është fillimi i pikënisjes së përfundimit. Për të gjitha problemet që kanë ndodhur në veri, kemi pasur një zgjidhje…Partitë duhet t’i bëjnë kalkulimet e veta se kur duhet rrëzohet një pushtet, se nuk e bën atë që është mandatuar nga populli. Në këto rrethana, janë partitë që duhet të ulen me këtë nismën e Ramushit për mocion, qoftë me mjete të tjera demokratike”, shtoi ai.