Lajme

​Bahtiri: Bashkimi i opozitës e ka një qëllim, ndarjen e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:06 / 23 July 2025

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se bashkimi i partive që deri tani ishin në opozitë e ka qëllim ndarjen e Kosovës, që sipas tij e ka pasur plan edhe në të kaluarën.

Mirëpo, siç tha ai kjo nuk do të arrihet asnjëherë sa të janë gjallë ata.

Këto komente Bahtiri i bëri duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, në përpjekjen e 51-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Bahtiri: Bashkimi i opozitës e ka një qëllim për ndarjen e Kosovës

“Bashkimi i opozitës e ka një qëllim për ndarjen e Kosovës siç e ka pasur plan. Kjo nuk do të arrihet asnjëherë sa të jemi gjallë”, tha ai.

Deputeti Bahtiri edhe në seancën e kaluar ka thënë se ka informacione se PDK dhe LDK pritet të bëjnë koalicion qeveritar për të krijuar shumicën parlamentare të ardhshme.

Mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.