Lajme

Bahtiri: Marrëveshjet me Serbinë – nuk i nënshkroi Albin Kurti, e padrejtë të kritikohet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:01 / 7 December 2022

Ish-kryetari i Mitrovicës nga VV-ja, Agim Bahtiri ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti, s’do të duhej të kritikohej për marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo pasi sipas tij, marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel, nuk i ka nënshkruar Kurti në kuadër të këtyre negociatave.

Bahtiri në Politiko i ka quajtur të padrejta kritikat ndaj shefit të Qeverisë, shkruan Gazeta10.

“Është e pritshme që Albin Kurti të kritikohet nga Serbia dhe miqtë e Serbisë. Por, të kritikohet nga analistët e politikanët është e padrejtë. Albin Kurti nuk e ka sjell asnjë vendim prej negociatave me Serbinë. Por, këto kanë qenë prej vitit 2011. Këto marrëveshje Serbia i ka shfrytëzuar për interest personale, shtetërore, kurse cka ka qenë në dëm të tyre asnjëherë nuk i ka aplikuar. Marrëveshjen për targa, për rrymën e dokumenta, nuk i ka sjell Albin Kurti”, theksoi Bahtiri në Politiko.