Lajme

Bahtiri: Me krenari mbajë numrin 81, do të jem zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:24 / 12 December 2024
Ish kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh kandidati i Vetëvendosjes për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Agim Bahtiri, ka njoftuar se do të mbajë numrin 81 në listën e VV-së, duke thënë se ky numër simbolizon vitet e lavdishme kur shpërthyen demonstratat e fuqishme të rinisë shqiptare.
Bahtiri thotë se do të jem zë i fuqishëm në Kuvend, duke punuar për një Kosovë më të fortë dhe të zhvilluar ekonomikisht.
Postimi i Agim Bahtiri:
Të dashur qytetarë,
Me kënaqësi ju njoftoj se jam nominuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! si kandidat për deputet, duke mbajtur me krenari numrin 81 në listë – një numër që simbolizon vitet e lavdishme të 1981-shit, kur shpërthyen demonstratat e fuqishme të rinisë shqiptare në të cilat isha edhe vet pjesëmarrës ku njëzëri kërkuam Kosovën Republikë dhe shtet të pavarur siç e gëzojmë sot! 🇽🇰
Ky është një mision për të vazhduar rrugën e atyre që sakrifikuan për Kosovën e lirë. Me besimin tuaj, do të jem zëri juaj i fuqishëm në Kuvend, duke punuar për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar ekonomikisht siç e dëshiron secili nga ju!
Me nder dhe përkushtim,
Agim Bahtiri