Lajme

Bahtiri:Ndaloni lojërat e Beogradit për të ndarë Kosovën!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:38 / 19 October 2025

Lista Serbe po vazhdon me narrativën e saj të vjetër të viktimizimit, duke u përpjekur të destabilizojë veriun dhe të pengojë drejtësinë për krimet e së kaluarës! Operacioni policor në Zubin Potok dhe Zveçan nuk është “hakmarrje politike”, por një hap i guximshëm i institucioneve tona për të sjellë drejtësi për vrasjen e një zyrtari të EULEX-it në 2013. Kjo është Kosova jonë që vepron si shtet sovran, me ligj e pa kompromis ndaj kujtdo që sfidon rendin dhe sigurinë!

Ju, Lista Serbe, flisni për “frikësim” dhe “thyerje dyersh”? Po frika që keni mbjellë për dekada te shqiptarët dhe te disa serb në veri të cilët nuk kanë rënë pre e urdhërave tuaja, ku keni uzurpuar tokat dhe institucionet tona, a nuk është ajo terror i vërtetë? Fitorja juaj elektorale nuk ju jep imunitet nga ligji! Veriu është dhe do të mbetet zemra e Republikës sonë të pandashme.

Ne kemi luftuar, punuar dhe ëndërruar për një veri të bashkuar, ku çdo qytetar, pavarësisht etnisë, jeton i barabartë nën ligjet e Kosovës. Ju nuk mund të manipuloni të vërtetën me propagandë të dobët! Populli ynë është i zgjuar, i pathyeshëm dhe i gatshëm të mbrojë çdo pëllëmbë të kësaj toke. Kosova është një dhe e pandarë, dhe asnjë lojë nuk do të na ndalë të ndërtojmë një të ardhme ku veriu frymon i lirë dhe i barabartë për të gjithë!

AB