Lajme

Bajqinovci akuzon opozitën: Nëpër takime në Ambasada kërkojnë rrëzimin e Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:11 / 9 February 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka akuzuar opozitën se kanë kërkuar nëpër takime me ambasadorë, rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.

Bajqinovci në RTV Dukagjini, ka pasur edhe akuza të tjera ndaj opozitës, duke pretenduar se dëmi më i madh në dialog po shkaktohet nga ata.

“Mos e harronin, në këtë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dëmi më të madh që po i shkaktohet Kosovës është nga opozita.” – ka thënë ai.

Ai shkoi edhe më tej, duke pretenduar se opozita nëpër takime në Ambasada ka kërkuar largimin e Kurtit në pushteti.

“Në takimet nëpër Ambasada, edhe në takime joformale e formale, opozita shkon thotë hiq Albin Kurtin, se ne i bëjmë të gjitha.” – tha ai.

Bajqinovci u pyet nga njëri prej panelistëve nëse mund ta vërtetojë këtë, dhe se “çfarë të keqe ka nëse është e vërtetë”.

“Takimet të përditshme i kanë. Ka të keqe këtu.” – ka thënë ai.