Lajme

Bajqinovci: Brazili është VV-ja, Katari është PDK-ja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:38 / 23 November 2022

Deputeti Mefail Bajqinovci ka bërë disa komente në lidhje me Kupën e Botës, por duke u ndërlidhur me politikën.

Ai u pyet nga një gazetare në emisionin Dueli Botëror se cilat do të ishin partitë sipas kombëtareve në Botëror.

“Kjo s’do koment. Brazili është Vetëvendosja, e Katari është PDK-ja!” – tha deputeti i Vetëvendosjes.

Përveç kësaj, ai rrëfeu se nuk do të luante futboll me deputetët e opozitës.

“Në Vetëvendosje, Glauk Konjufca luan futboll mirë. Luan mirë edhe Shpejtim Bulliqi. Edhe deputeti Driton Hyseni!” –ishte përgjigja e tij ndërkohë në pyetjen se kush luante futboll më së miri në Vetëvendosje.