Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, sonte është takuar me mërgatën, raporton GazetaBlic.
Bajqinvoci përmes një postimi në rrjetin social facebook , thotë se kontributi i mërgatës është i pazëvendësueshëm në zhvillim ekonomik të vendit.
Tute ai thotë se së bashku ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
“Edhe mërgata e thotë: S’ka kthim mbrapa!” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sonte, në takim me mërgatën tonë të dashur, gjysmën e kombit që mban gjallë traditat dhe lidhjet me Kosovën. Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit tonë. Së bashku, ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
Këto takime dëshmojnë përkushtimin tonë për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të vlerësuar kontributin tuaj të çmuar në zhvillimin e Kosovës. Së bashku, mund të arrijmë suksese të reja dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Edhe mërgata e thotë: S’ka kthim mbrapa!