5:11 / 11 November 2025
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka reaguar në lidhje me raportimet për parregullsi gjatë procesit të zgjedhjeve në Mitrovicë të Jugut, ku kandidati i VV-së, Faton Peci, doli fitues.
Bajqinovci ka thumbuar PDK-në, duke shkruar se kjo parti ende nuk e ka kuptuar “që Mitrovica foli me votë”.
Tutje, ai ka përmendur edhe exitpollet, të cilat e renditën të parin Arian Tahirin, kandidatin e PDK-së.
“Hala PDK-ja s’e ka kuptu që Mitrovica foli me votë.
Me hibrida e Exit Poll-e s’merret pushteti, o djem!” – ka shkruar Bajqinovci, transmeton Gazeta Politika.