11:08 / 6 July 2025
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratës së Lutfi Hazirit, i cili tha se nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit, raporton GazetaBlic.Bajqinovci ia ka kujtuar Hazirit, se LDK-ja është ftuar dy herë zyrtarisht për të hyrë në koalicion, por nuk ka pranuar.
Ai ka theksuar se LDK-ja nuk është as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje dhe ka ngjallur pyetje se për çfarë po vepron partia e Hazirit.Postimi i plotë:
Lutfi Haziri paska deklaruar se “nuk kam votë për shpërndarjen e Kuvendit”.Ani bre Lutë, hajde në koalicion atëherë!
Dy herë ju kemi ftuar zyrtarisht. E s’erdhët.S’jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni Lutë???