Lajme

Bajqinovci i reagon Abdixhikut: LDK as mish as peshk, po ma kona ama s’po di

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:58 / 27 May 2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiu, pasi që ky i fundit ka reaguar për situatën në veri, duke thënë se duhet të përdorim të gjithë mekanizmat diplomatikë e shtetarë për ta evituar destabilizimin në veri, e të jemi të matur ndaj çdo gracke potenciale të Vuçiqit.

Rreth ksaj deklarate ka reaguar deputeti Bajqinovci, i cili ka thënë se LDK-ja tipike si gjithnjë, as mik e as peshk.

“LDK tipike si gjithnjë, as mish as peshk.

Po ma kona ama nuk po di.” – ka shkruar Bajqinovci në Facebook.