Lajme

Bajqinovci: Isa Mustafa e pranoi se gjendja në veri është më e mirë, ndërsa Abdixhiku dhe opozita po refuzojnë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:12 / 19 October 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot edhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka pranuar se gjendja në veri është më e mirë, referuar intervistës së këtij të fundit.

Bajqinovci thotë se ndërkohë kryetari aktual i LDK-së por edhe opozita vazhdon të refuzojë ta pranojë këtë realitet.

Ai thotë se Kosova tashmë është më e fortë dhe më e sigurtë se kurrë më parë.

“Kryetari aktual i LDK-së por edhe opozita vazhdon të refuzojë të pranojë këtë realitet të ri, duke u përpjekur të mohojë arritjet e qeverisë në rikthimin e rendit dhe sigurisë. Rezultatet janë të qarta: Kosova është më e fortë dhe më e sigurt se kurrë më parë”, shkruan Bajqinovci.