Lajme

Bajqinovci ka një pyetje: Sa deputetë të opozitës e kanë shpërndarë letrën ku kritikohet qasja e padrejtë ndaj Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:19 / 7 August 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka shtruar një pyetje në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka pyetur se sa deputetë të opozitës e kanë shpërndarë letrën ku kritikohet qasja e padrejtë ndaj Kosovës, letër kjo që u bë publike së fundmi.

“A mund ta gjeni sa deputetë apo politikanë shqiptarë të opozitës deri më tani e kanë shpërndarë ose e kanë përshëndetur letrën e përbashkët të mbi 50 deputetëve të parlamenteve të shteteve mike të Kosovës… në të cilën kritikohet qasja padrejtë ndaj Kosovës…?”, shkroi deputeti në Facebook.

Postimi i plotë:

A mund ta gjeni sa deputetë apo politikanë shqiptarë të opozitës deri më tani e kanë shpërndarë ose e kanë përshëndetur letrën e përbashkët të mbi 50 deputetëve të parlamenteve të shteteve mike të Kosovës dhe dhjetëra kryetarëve të komisioneve parlamentare për Politikë të Jashtme në këto shteteve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Italisë dhe Ukrainës në të cilën kritikohet qasja padrejtë ndaj Kosovës dhe i kërkohet ShBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të jenë të të ashpëra ndaj Serbisë?