9:03 / 16 January 2024
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka dhënë mendimin e tij në debatin se a duhet të vendosen në Prishtinë apo jo, kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale.
Bajqinovci ka thënë se këto kamera duhet të vendosen, shkruan lajmi.net.
Debatet rreth cenimit të privatësisë së qytetarëve i ka quajtur të kota, pasi sipas tij, siguria është në rend të parë.
“Kamerat e sigurisë duhet të vendosen në Prishtinë PIKË.
Debatet rreth privatësisë janë kot krejt, siguria është në rend të parë”, ka shkruar ai në Facebook.