Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci është ‘kapur’ me dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxherin dhe Lutfi Hazirin, raporton GazetaBlic.
Bajqinovci ka publikuar fotogragi nga armët e konfisukuara gjatë ditës së djeshme në Zubin Potok, nga Policia e Kosovës, teksa ka shkruar se për këtë s’ka pasë ende ndonjë reagim nga nënkryetarët e LDK-së.
Bajqinovci thotë se, iu ka dështuar përpjekja për të njollosur aksionet legjitime të shtetit për shtrirjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.
E plotë:
Nuk janë deklaruar ende dy nënkryetarët e LDK-së për armët e konfiskuara dje nga policia e Kosovës në Zubin Potok.
Gazmend Muhaxheri a mendon se edhe këto armë të sekuestruara dje, në veri janë vendosur nga vetë autoritetet e Kosovës, si policia dhe qeveria.
Ose edhe Lutfi Hazirin se këto armë të konfiskuara nga terroristët të krahasohen me mbledhjen e armëve dhe represionin e Rankoviqit kundër shqiptarëve.
E shihni si ju dështoj përpjekja për të njollosur aksionet legjitime të shtetit, për shtrirjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.