5:13 / 29 September 2024
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka kritikuar opozitën pasi që nuk vizituan Banjskën një vit pas sulmit, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, shkruan Veriu.info.
“Edhe pas një viti të sulmit terrorist në Banjskë dhe vrasjes së rreshterit heroit Afrim Bunjaku”, ka shkruar Bajqinovci.
Postimi i tij i plotë:
Edhe pas një viti të sulmit terrorist në Banjskë dhe vrasjes së rreshterit heroit Afrim Bunjaku.
Pas përballjes së shtetit me terroristë të armatosur rëndë, një vit më vonë, ende nuk kemi parë asnjë zyrtar opozitar të vizitojë Banjskën. Një përkujdesje dhe ndjeshmëri më e madhe ndaj këtyre ngjarjeve të rënda duhet të jetë pjesë e përgjegjësisë së secilit politikan.