Lajme

Bajqinovci kritikon Ramush Haradinajn për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe Radojçiqin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:22 / 24 August 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt, duke e akuzuar për lidhje të ngushta me Listën Serbe dhe kriminelin, Milan Radojçiq.

Në një postim në Facebook,  Bajqinovci ka theksuar se Haradinaj ka pritur Listën Serbe për 8 orë në Zyrën e Kryeministrit, dhe ka ndërmarrë hapa për të forcuar marrëdhëniet me Radojçiqin.

Bajqinovci gjithashtu ka kritikuar Haradinajn për veprimtaritë e tij, duke i bërë thirrje që të rishikojë qasjen e tij dhe të mos e përqendrojë vëmendjen në lidhjet me individë të dyshimtë. Ai ka përmendur raportin e “Freedom House” që përmend lidhjet e Haradinajt me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Ani kur po flet për korrupsion, nuk besoj që e keni harruar raportin e “Freedom House” – Haradinaj ka lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë”.

“Është evidente përpjekja e Ramushit për t’u bërë lider opozitar, por rrugën e ka të gabuar. Nuk të bën Radojçiqi kryeministër”, përfundoi ai.