Ballina

Bajqinovci: Krizë e lidershipit. LDK-ja për mes këtyre antentave po mundohet me fitu besim qytetarë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:58 / 23 January 2023

Shkruan Mefail Bajqinovci

LDK-ja u mundua që një informacion të pakonfirmuar për një atentat ndaj zyrtarëve të saj, ta përdorë politikisht.

Kriza e lidershipit, mungesa e vizionit, pazotësia për të për të fituar besimin e qytetarëve nuk bën asesi të kompensohen me scoop’a medial e filma me atentate.

Sa herë ka indikacione për kërcënime, kjo nuk mund të adresohet në debatin politik e publik por në policinë e Kosovë dhe mëtej në procedurë penale pranë organeve të drejtësisë.

Si deputet i Kuvendit të Kosovës e ftoj LDK-në t’ia qartësoj publikut sitatutën, veçanërisht, nëse kjo parti ka marrë çfarëdo njoftimi lidhur me hetimet për këtë kërcënim.

Nga Policia e Kosovës, kërkoj që kjo çështje të bëhet transparente për publikun për aq sa lejon natyra e hetimit, në mënyrë që të mos krijohet hapësirë për konfuzion e manipulim politiko-publik.