Lajme

E quajtën Kurtin “tuc”, reagon Bajqinovci: Jo që iu çmonton, por iu palavitë të gjithëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:54 / 16 September 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e quajti “tuc” kryeministrin Albin Kurti dje në Kuvendin e Kosovës. Për këtë deklaratë të Krasniqit, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Ai i ka reaguar kreut të PDK-së duke thënë se kryeministri Kurti ka qenë i zënë me takimet me zotin Lajçak në të kundërt “i palavitë që thotë populli“.

“Shiko, kjo fjala tuc, tuc, tuc, tuc… unë e di si debaton z. Kurti. Këta jo që i çmonton, por i palavitë që thotë populli. Ka pasur takim me z. Lajçak. Përndryshe, këta nuk i bën hesap. Ju e dini, Kurti është i jashtëzakonshëm në debate. Dhe nuk i dihet shumë përgatitje për opozitën”, tha ai në KTV.

“Ky është një tuc, ik prej njerëzve”, ka thënë Krasniqi në Kuvend të enjten.