Lajme

Bajqinovci mban takim në Duseldorf me mërgimtarët: U mblodhën për të shprehur përkrahjen e palëkundur ndaj Vetëvendosjes

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:29 / 6 October 2024

Teksa në Prishtinë është mbledhur Këshilli i LVV-së, në Duseldorf të Gjermanisë janë mbledhur mërgimtarët përkrahës të partisë në pushtet.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka mbajtur sot tubim me mbi 200 bashkatdhetarë, me të cilët bisedoi mbi çështjet me të cilat po përballet Kosova.

Bashkë me përkrahjen e tyre, Bajqinovci u shpreh se do të vazhdojnë “rrugëtimin drejt fitores së madhe me 9 shkurt”, me ç’datë edhe do të mbahen zgjedhjet qendrore.

“Sot në Dyseldorf, në një tubim madhështor ku mbi 200 bashkatdhetarë u mblodhën për të shprehur përkrahjen e tyre të palëkundur për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Mërgata jonë e fortë po dëshmon se zemra e saj rreh për Kosovën, dhe radhët po shtohen çdo ditë e më shumë. Së bashku, të bashkuar dhe me plot energji, do ta vazhdojmë rrugëtimin drejt fitores së madhe më 9 shkurt 2025! Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme!

Ky tubim u organizua nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, pika e Ëelbertit” shkroi Bajqinovci në Facebook.