Lajme

Bajqinovci me bindje të plotë: Populli i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:54 / 8 July 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklarimeve nga opozitarët se kryeministri Kurti nuk ka bërë ndonjë punë për Kosovë dhe se duhet të shkojë.

Sipas tij, opozitës nuk po i ndihmon dot asgjë, e që nënvizon se populli ka “vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë”.

“Opozita është në një krizë të thellë për shkak të mbështetjes së madhe që po merr Kryeministri Kurti.

Asgjë nuk po i ndihmon opozitës, madje as studiot televizive. Populli i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë”, shkruan deputeti në Facebook.