Lajme

Bajqinovci: Opozita do ta kërkojë vitin 2021, do të jetë mirë nëse disa nga ta do të jenë në Kuvend

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:47 / 30 September 2024

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se do ishte mirë nëse në 2025-ën disa deputetë të opozitës do të kenë vend në Kuvendin e Kosovës.

Ai shprehet se opozita do ta kërkojë vitin 2021.

“Realiteti i vetëm janë matjet çdo tre muaj, unë nuk i bëj ato matje. Të gjitha kompanitë, vendore dhe ndërkombëtare, e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje me 49 për qind. Tash kujt t’i besojë LDK-ja, ajo deri dje ka bërë be në këto sondazhe”, tha Bajqinovci në Klan Kosova.

“Opozita do ta kërkojë vitin 2021. Çka do të ndodhë në 2025-ën? Do të jetë shumë mirë nëse do të jenë disa nga ta në Kuvend”, u shpreh deputeti.