1:49 / 23 February 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka folur lidhur me Asociacionin.
Ai tha se opozita është e turbullt pasi po ndryshon qëndrimet lidhur me formimin e komunave me shumicë serbe.
“Opozita paradite thotë nënshkrunë masdite del dhe thotë mos e nënshkruni, është opozitë e turbullt, nesrit del thotë na prisht me Amerikën“, tha ai.
Teksa shtoi se opozitës i duhet koncentrim.
“Opozitës i duhet koncentrim, ndërsa pushteti ka, i kemi edhe gjashtë pikat. Asociacioni do të zhveshet totalisht nuk do të quhet Asosacion”, tha ai në Kanal 10