Lajme

Bajqinovci: Opozita në gjendje të rëndë, shkak humbja që do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:17 / 19 October 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka akuzuar partitë opozitare se po përhapin dezinformata e kauza të rreme për Qeverinë.

Ai thotë se i kupton, pasi sipas tij do pësojnë humbje në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij plotë:

Cila është gënjeshtra e radhës nga opozita këtë vikend për qeverinë Kurti.

Opozita duket se po vazhdon të përdorë taktika të njohura, duke përhapur dezinformata dhe akuza të rreme për qeverinë Kurti. Kauzat e tyre të rreme zakonisht po zgjasin vetëm dy ditë.

I kuptoj se janë në gjendje të rëndë për shkak të humbjes që do e pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.