Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ia ka kushtuar një status në Facebok partive opozitare, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë duke zhvilluar një takim në Bruksel nën lehtësimin e Bashkimit Evropian.
Kësisoj, Bajqinovci shprehet se opozita parlamentare është e shqetësuar dhe nën ethe.
Sipas tij, opozita po brengoset se a po e pranon apo jo propozimin franko-gjerman, kryeministri Kurti.
“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian”, shkroi ai në Facebook.
Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë”, shtoi Bajqinovci.