Lajme

Bajqinovci-opozitës: Hipokritë, kur i propozuam zgjedhjet në qershor, nuk kishte vendim për rritje të pagave!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:24 / 9 November 2024

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hedhur kritika në drejtim të opozitës duk i quajtur hipokritikë.

Bajqinovci në reagimin e tij thotë se kur Qeveria marrim vendime për të rritur pagat dhe përmirësuar jetën e qytetarët opozita i quajnë fushatë.

Ai tutje potencon se kur LVV-ja pranoi që të mbaheshin zgjedhjet në muajin qershor nuk kishte vendim për rritje të pagave.
“Kur mbështesim nënat dhe fëmijët me shtesa, e quajnë “lëmoshë”. Pastaj vetë premtojnë at që e quajnë lëmoshë, pampersa dhe qumësht për fëmijët” shkruan Bajqinovci raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Opozitë hipokrite!

Kur marrim vendime për të rritur pagat dhe përmirësuar jetën e qytetarëve, ata e quajnë “fushatë”. Por, kur i propozuam zgjedhjet në qershor, nuk e pranuan – atëherë nuk ishte kishte vendim për rritje të pagave.

Kur mbështesim nënat dhe fëmijët me shtesa, e quajnë “lëmoshë”. Pastaj vetë premtojnë at që e quajnë lëmoshë, pampersa dhe qumësht për fëmijët.