Lajme

Bajqinovci pas intervistimit të Dejona Mihalit: 49%, pa diasporën i paska shqetësuar fortë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:00 / 21 September 2024

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në këtë parti

Bajqinovci ka fajësuar prokurorinë, portalet dhe analistët në lidhje me këtë intervistim

Sipas tij intervistimi i Mihalit ka ardhur pas sondazheve ku VV del e para me 49% pa diasporën.

Postimi i tij i plotë:

49%-ëshi (pa diasporën) i paska shqetësuar fortë.

Vetëm 1-2 ditë pas rezultateve të sondazheve të fundit, koalicionin prokurori-portale online (disa prej tyre)-analistë “të pavarur”-opozita e filloi parafushtën.

Prokuroria e fton Dejona Mihalin; portalet online (jo të gjitha) e presin me kamerë para hyrjes së prokurorisë; raportojnë me burime brenda prokurorisë; analistat “e pavarur” statuset gati; opozita në sulm.