Lajme

Bajqinovci pasi PDK-ja do ta çojë në Kushtetuese ligjin për Byronë: Hajnat, sërish në aksion

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:27 / 10 December 2024

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi PDK-ja ka vendosur që përsëri ta çojë në Kushtetuse, ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, kjo po bëhet vetëm për një qëllim, bllokimin e drejtësisë.

Sipas tij, ata kanë frikë se do t’ju konfiskohet pasuria e pajustifikueshme

“Hajnat e ligës së parë dhe të dytë, sërish në aksion!
Prapë po e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, duke shpresuar ta bllokojnë drejtësinë. Kanë frikë se do t’ju konfiskohet pasuria e pajustifikueshme, por kjo është vetëm një vonesë – shpëtim nuk kanë!”, shkruan Bajqinovci.