5:11 / 11 November 2025
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet në Mitrovicë të Jugut, ku është ndërprerë përkohësisht procesi i numërimit të votave.
Bajqinovci ka shkruar se PDK-ja është në krizë.
Tutje, ai ka shkruar se PDK-ja humbi në Mitrovicë e Drenas, “bastionet që dikur i quante të pathyeshme”, transmeton Gazeta Politika.
“Njërën anë e humbi Mitrovicën, tjetrën Drenasin, bastionet që dikur i quante të pathyeshme.
Komandantët e humbjeve tash po kërkojnë shpëtim me britma për rivotim.
Sabër se nuk është fundi i “dynjas”, veç fundi politik mund të jetë.
Koha e manipulimeve ka mbaruar, tani llogaritë hapen në kuti votimi, jo në zyra paniku” – ka shkruar Bajqinovci.