Lajme

Bajqinovci: PDK-ja po përpiqet që përmes Prokurorisë ta kthejë rezuItatin në Mitrovicë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:03 / 11 November 2025

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail  Bajqinovci ka thënë se PDK-ja pas humbjes në Mitrovicë po përpiqet ta kthejë rezultatin përmes prokurorisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ka marrë fund kjo punë dhe se sipas tij, qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre.

“Zakonisht kur humbin, e kërkojnë shpëtimin te Gjykata Kushtetuese ose te prokuroria. Por këtë herë, as sistemi nuk mund t’ua kthejë atë që populli ua ka marrë”, ka shkruar ai.