Lajme

Bajqinovci për Skender Hysenin: Kurkush s’ja ka pa hajrin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:25 / 21 February 2023

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i është kundërpërgjigjur Seknder Hyesnit për deklaratën e tij lidhur me qëndrimin e e qeverisë së Ksoovës në arenën ndërkombvëtare.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni vlerëson se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po sillen në mospërputhje me fuqinë reale që e ka Kosova.

“Kurti e Osmani sillen sikur me i pasë nja 200 koka bërthamore të instaluara në Kosovë ose thuajse e kanë gazin e Katarit apo naftën e Arabisë Saudite që të imponohen si faktorë në politikat e mëdha ndërkombëtare. Për fat të keq u duket vetja shumë më shumë se që janë realisht dhe këtu buron e keqja”, ka thënë Hyseni.

Ish-kryediplomati ka thënë se marrëdhëniet diplomatike me ShBA-në janë më keq sesa që kanë qenë. Bajqinovci i është kundërpërgjigjur, duke thënë se ai nuk përfaqëson asgjë.

“Ky analist, e ka thënë Lumir Abdixhiku, që nuk përfaqëson LDK-në. Mendoj se deklaratat e tij dhe dëmet e tyre në marrëveshjet e pazbatuara, sot i kemi si problematikë në marrëveshjet e nënshkruara. Kurkush s’ja ka pa hajrin”, tha ai në T7.