Lajme

Bajqinovci: Pse nuk ka reagim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:11 / 7 September 2024

Pas bllokimit të kufijve, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai shpre çudinë, pse BE-ja dhe opozita nuk kanë reaguar për këtë situatë.

Ai thotë se kjo situatë është “një shkelje e të drejtës së lëvizjes së lirë dhe tregon legjitimitetin që Serbia i jep grupeve ekstremiste”.

“Përderisa kufijtë përdoren për të ndaluar qytetarët tanë, Bashkimi Evropian hesht kur bëhet fjalë për Kosovën”, shkruan deputeti.

Reagimi në Facebook:

Nuk lexova asnjë reagim apo dënim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare nga ana e serbisë për qytetarët shqiptar nga ekstremistët serbë, të cilët veprojnë nën pranin e policisë pra me lejen e shtetit serb. Në çdo pikë kufitare, qytetarët e e Kosovës, të pajisur me dokumente të ligjshme të Republikës së Kosovës, po kthehen mbrapsht dhe pengohen të kalojnë nga shteti serb.

Kjo situatë është një shkelje e të drejtës së lëvizjes së lirë dhe tregon legjitimitetin që Serbia i jep grupeve ekstremiste. Përderisa kufijtë përdoren për të ndaluar qytetarët tanë, Bashkimi Evropian hesht kur bëhet fjalë për Kosovën.