Lajme

Bajqinovci pyet opozitën: Çfarë qëndrimi ka opozita për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme, që është një nga 7 pikat e Vuçiqit?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:06 / 14 September 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një shkrimi në facebook, ka bërë disa pyetje për opozitën, e cila sipas tij, nuk ka qëndrim sa i përket kërkesave të Vuçiqit drejtuar Kosovës, e në veçanti, kërkesës për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme.

Çfarë qëndrimi ka opozita për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme, që është një nga 7 pikat e Vuçiqit?, pyet Bajqinovci.

Postimi i plotë

A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?

Nëse për sulmin terrorist në Banjskë, armët e kapura të terroristëve dhe gjendjen e serbëve në veri, LDK dhe PDK kanë shfaqur qëndrimet e tyre.

Çfarë qëndrimi ka opozita për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme, që është një nga 7 pikat e Vuçiqit?

Besoj ka nevojë për transparencë në qëndrimet politike ndaj planifikimeve të Serbisë, që tentojnë t’a cënojnë sovranitetin e Kosovës.