Lajme

Bajqinovci: Qeverinë e bëjmë me Fatmir Limajn dhe minoritetet joshumicë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:57 / 4 September 2025

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë të enjten se Qeverinë do ta formojnë në koalicion me Fatmir Limajn dhe minoritetet joshumicë.

Bajqinovci tha se LVV-ja është e gatshme që ta bëjë Qeverinë brenda dy javësh.

“Besoj që mund të jetë një koalicion i ngushtë me 61 vota, besoj me z.Limajn dhe dy deputetë minoritar që për çështjen e Qeverisë nuk do të jenë kundër”, tha Bajqinovci.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur i bindur se nëse Albin Kurti nuk mandatohet për kryeministër do të shkohet në zgjedhje të reja.