...

Lajme

Bajqinovci: Qytetarëve ia shpërndamë 1.2 milardë, Kosova po përparon me hapa të mëdhenj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:45 / 14 September 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në Facebook, për rezultatet e Qeverisë Kurti.

Ai në postim ia bëri ‘tag’, shefit të tij, Albin Kurti, teksa më pas nisi t’i numëronte “të arriturat”

Ndër tjersh, Bajqinovci ka thënë se ekzekutivi shpërndau 1.2 miliard euro për qytetarët dhe bizneset.

“Në këto tri vite e gjysmë qeverisje të kryeminstrit Kurti, kemi rishpërndarë rreth 1.2 miliardë euro te qytetarët dhe bizneset përmes masave të ndryshme, pa krijuar borxhe të reja. Borxhi për mallra dhe shërbime nga qeveritë e kaluara, i cili në vitin 2020 ishte 140 milionë euro, sot është ulur në vetëm 33 milionë”, ka shkruar ai.

Bajqinovci postimin e përmbylli duke përmendur organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Kosovë në vitin 2030.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.