Lajme

Bajqinovci: Rritet kënaqshmëria e qytetarëve me punën e institucioneve të Kosovës, bie ajo me institucionet e drejtësisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 25 July 2024

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se sipas raportit të Pulsit Publik nga UNDP, mbi 50 për qind e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo tregon se ka përmirësim në perceptimin e qytetarëve ndaj kabinetit të Kryeministrit, Kuvendit dhe Presidencës.

Por, ai shton se është për të ardhur keq që kënaqshmëria me punën e institucioneve të drejtësisë ka rënë.

Postimi i tij i plotë:

Sipas raportit më të fundit të Pulsit Publik nga UNDP, mbi 50 për qind e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës, një rritje prej 7.7 pikë përqindje krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar. Kjo tregon për një përmirësim të ndjeshëm në perceptimin e qytetarëve ndaj Kabinetit Ekzekutiv, Kryeministrit, Kuvendit, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentes.

Megjithatë, është për të ardhur keq që kënaqshmëria me punën e institucioneve të drejtësisë ka rënë.

Çka me ju thanë