Lajme

Bajqinovci: Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:28 / 30 September 2024

Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se përballja me Serbinë në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë.

Përmes një shkriminë Facebook, Bajqinovci ka deklaruar se opozita duhet ta kuptojë se nëse pengojnë këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit.

”Përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë”, ka shkruar ai.