Lajme

Bajqinovci viziton Podujevën: Mbështetja dhe pjesëmarrja masive e qytetarëve është dëshmi e besimit në vizionin e Lëvizjes

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:50 / 10 January 2025
Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Mëfail Bajqinovci ka vizituar qytetarët e Komunës së Podujevës ku ka thënë se si çdo herë Llapi frymon me Lëvizjen Vetëvendosje 118.

Bajqinovci, pos tjerash ka potencuar se Llapi ka qenë dhe do të jetë gjithminë në ballë të ndryshimeve positive, duke mos e harruar mbështetjen e llapjanëve në vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Podujeva si çdo herë Llapi frymon me Lëvizjen Vetëvendosje 118! Mbështetja e jashtëzakonshme dhe pjesëmarrja masive e qytetarëve është dëshmi e besimit në vizionin e Lëvizjes.

Llapi është dhe do të jetë gjithmonë në ballë të ndryshimeve pozitive!

Lëvizjen Vetëvendosje 118✅

Mefail Bajqinovci nr 4️⃣8️⃣✅”, ka shkruar deputeti Bajqinovci në një postim në facebook.