Lajme

Bajqinovci viziton veriun e Mitrovicës: Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:09 / 21 October 2023

Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur që ka vizituar veriun e Mitrovicës, Zveçanin dhe Zbubon Potoku.

Më tej, ai thekson që ka parë një realitet pozitive si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmëri në çdo cep të Republikës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë, shtoi ndër të tjera në deputet.

Postimi i plotë

Një vizitë në fundjavë, siç shihet në pikë të ditës me mikun tim Sefin, në veriun e Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut, në një realitet krejtësisht të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmërinë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë!

Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë.