6:31 / 4 June 2022
Bajram Begaj është zgjedhur president i ri i Shqipërisë dhe ka pranuar urime të njëpasnjëshme menjëherë pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama tha se i është dhënë Shqipërisë një figurë me integritet që nuk diskutohet.
Ilir Meta ka qenë i radhës që ka reaguar për zgjedhjen e Bajram Begajt president.
“Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj”, shkruan Meta.